E ardhmja e futbollistit kosovar, Elvis Rexhbeçaj, mund të jetë jashtë Bundesligës. Mesfushori i Augsburgut po përcillet nga disa skuadra dhe sipas raportimeve të “fusballtransfers” në Gjermani, po i konsideron disa opsione.
27-vjeçari po kërkohet nga gjigantët skocezë e turq, Celtic dhe Beshiktash, dhe nga skuadra e famshme italiane Parma. Po ashtu raportohet se për futbollistin interesim kanë shprehur edhe klube nga Championshipi anglez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i ri i Kosovës ka kontratë deri në verën e vitit 2026 me klubin gjerman.
Rexhbeçaj u paraqit në dy ndeshjet e fundit të Kosovës ndaj Islandës në play-offin e Ligës së Kombeve. Ai realizoi gol në fitoren 2:1 në Prishtinë, ndërsa ishte ndër të dalluarit edhe në fitoren 3:1 në Spanjë.