Augsburgu ka humbur me rezultat 4:0 nga Borussia Monchengladbachu të dielën në Bundesligë.
Në humbjen e thellë, Augsburgut i mungoi mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj.
Klubi njoftoi se Rexhebeçaj u largua para ndeshjes për arsye familjare.
Klubi i Augsburgut nuk ka dhënë më shumë detaje.
Ndeshja Gladbach – Augsburg i takoi javës së 16-të të Bundesligës gjermane.