Futboll

Rexhbeçaj me Augsburgun e nisin me fitore sezonin e ri

Augsburg

Elvis Rexhbeçaj me Augsburgun e kanë nisur me fitore edicionin e ri në elitën gjermane të futbollit.

Augsburgu të shtunën fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Freiburgut.

Mesfushori i Kosovës, Rexhbeçaj, në lojë u inkuadrua në minutën e 70-të kurse në minutën e 95-të u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Golat për Augsburgun i shënuan Dimitrios Giannoulis, Chrislain Matsima dhe Marius Wolf.

Ndërsa golin e vetëm për vendësit e realizoi Vincenzo Grifo.

Freiburgut iu anulua edhe një gol i Lucas Holerit për shkak të pozitës jashtë loje.

Augsburgu edicionin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e 12-të me 43 pikë.

Freiburgu përfundoi në pozitën e pestë me 55 pikë.