Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka qenë titullar në tri ndeshjet e fundit tek Ausgburgu. Paraqitjet e tij individuale, por edhe të gjithë ekipit kanë bërë që Ausgburgu t’i fitoj shtatë pikë.
Nuk është befasi që trajneri Jess Thorup nuk mendon për ndryshim të sistemit apo rikthimin e kroatit Kristijan Jakiq në përbërjen bazë. Ai në konferencë për media para ndeshjes kundër Bayernit, të premten nga ora 20:30, ka theksuar se Rexhbeçaj do të jetë startues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ia kam shpjeguar arsyen. Tani kemi fituar shtatë pikë në tri ndeshje me Elvisin. Jam i lumtur që Jakiq është duke treguar se është gati. Jakiq duhet të vazhdojë të punojë. Dera për vend në formacionin bazë nuk është e mbyllur, por as nuk është e hapur për momentin”, ka thënë Thorup.
Rexhbeçaj kishte humbur vendin në ekipin bazë, por pas paraqitjeve të mira në tri ndeshjet e fundit ka fituar besimin e trajnerit.
Rexhbeçaj 27-vjeçar luan si mesfushor i qendrës, ndërsa për Augsburgun ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në 21 ndeshje në Bundesligë.