Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Retegui në Arabi Saudite për 65 milionë euro, bëhet “italiani” më i shtrenjtë

Mateo Retegui

Sulmuesi italian, Mateo Retegui, është transferuar te skuadra arabe, Al Qadsiah për 65 milionë euro.

Retegui është transferuar nga Atalanta, ndërsa ka firmosur për katër vjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Retegui ishte bindshëm golashënuesi më i mirë i Serie A në edicionin e kaluar. I realizoi 25 gola.

Me transferim prej 65 milionë euro, Retegui është bërë lojtari më i shtrenjtë i Italisë.

Ai e kaloi vetëm një edicion tek Atalanta, pas transferimit nga Genoa. Retegui është i lindur në Argjentinë, por e fitoi të drejtën të luajë për Italinë në bazë të stërgjyshërve të tij.

26-vjeçari me Italinë i ka 20 ndeshje e gjashtë gola.