Edhe para se të kthehej në fushë sërish për Baselin për herë të parë pas 12 vjetësh, Xherdan Shaqiri theu rekord. Janë shitur gjithë fanellat me numrin 10.
“Asnjëherë nuk kemi përjetuar diçka të tillë më parë”, ka thënë Florian, menaxheri i dyqanit të klubit të Baselit të dielën, para se të niste ndeshja ndaj Yverdonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBaseli të dielën fitoi 2:0 ndaj Yverdonit, ndërsa Shaqiri u paraqit sërish para tifozëve të skuadrës së madhe zvicerane.
Shaqiri u largua nga liga MLS javë më parë, ku pati kontratë me klubin Chicago Fire.
Gjatë javës së kaluar, janë bërë 4500 shitje të fanellës së tij, që është rekord absolut për Baselin.
“Ishte diçka e ngjashme me Alex Frein, por kjo nuk është parë ndonjëherë”, ka bërë të ditur Florian, shkruan mediumi “BlueSport”.
Ai ka thënë se ende ka kërkesa për fanellën e tij.