Ylli i Milanit, Tijjani Reijnders, ka shpjeguar se festat e tij pas golave të shënuar e përmbledhin moton e tij se “kjo është jeta”.
Holandezi po kalon edicion të jashtëzakonshëm me “rossonerët”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 48 paraqitje në të gjitha garat.
Golin e fundit e realizoi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Interit, duke e ndihmuar Milanin të kualifikohet në finale.
“Në shtëpi bëj shaka vazhdimisht dhe kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, unë gjithmonë them – kjo është jeta”, ka deklaruar Reijnders për “La Gazzetta dello Sport” të premten.
“Veprimi i ngritjes së duarve lartë e përmbledh moton time. Por këtë e preferoj ta bëj pasi të shënoj gol dhe jo kur gjërat nuk shkojnë mirë”.
Milani është i pamposhtur ndaj Interit në pesë ndeshjet e këtij edicioni, duke i siguruar tri fitore e dy barazime.
Reijnders së fundmi e ka vazhduar kontratën me Milanin deri në vitin 2030.