Mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders, i ka kaluar me sukses testet mjekësore te Manchester City të dielën, ka raportuar të dielën mediumi italian “Football Italia”. Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet shumë shpejt te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola.
I pyetur nga gazetarët në Holandë, Reijnders deklaroi se qëllimi i tij është të luajë me Cityn në Kupën e Botës për klube.
“Nuk mund të prisja më gjatë. Qëllimi është të marr pjesë në Kupën e Botës për Klube me Cityn. Jam shumë i emocionuar për këtë. Në këtë mënyrë i njoh menjëherë shokët e ekipit”, ka thënë Reijnders.
City do t’i paguajë 75 milionë euro Milanit për shërbimet e mesfushorit me tipare defensive.
Reijnders do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “kuqezinjtë”. Ai do t’i fitojë 8 milionë euro në vit.
26-vjeçari Reijnders te Milani u transferua në vitin 2023 nga AZ Alkmaari për 20 milionë euro.