Ankesa e Zurichut për Lindrit Kamberin është refuzuar nga Komisioni Disiplinor i Ligës së Futbollit Zviceran. Kamberi u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes si lojtar i fundit në humbjen e Zurichut 3:0 ndaj Young Boysit më 1 mars. Kamberi u suspendua tre ndeshje. Me vendimin e marrë të hënën mbetet në fuqi vendimi i Komisionit Disiplinor të Ligës së Futbollit Zviceran.
Kamberi do t’i mungoj Zurichut edhe dy ndeshje. Ndeshjen e ardhshme Zurichu e luan ndaj Sionit të shtunën, ndërsa ndaj Thunit më 21 mars.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo