Futboll

Reali tërhiqet nga gara për Upamecanon

Dayot Upamecano

Skuadra e Real Madridit ka vendosur që të tërhiqet nga gara për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munchenit, Dayot Upamecano. 

Sipas “The Athletic”, Reali është tërhequr nga gara për shkak të kërkesave të larta të mbrojtësit francez. 

Upamecano ka kërkuar pagë vjetore prej 18 milionë euros dhe një bonus nënshkrimi prej 20 milionë eurosh. Kjo kërkesë e Upamecanos është vlerësuar shumë e lartë nga klubi mbretëror. 
27-vjeçarit Upamecano kontrata me Bayernin i përfundon verën e ardhshme. 

Ka kohë që raportohet se Bayerni është në negociata me menaxherin e Upamecanos për vazhdimin e kontratës. 

Përfaqësuesit e Upamecanos mësohet se po këmbëngulin për një klauzolë lirimi, prej 65 milionë euro, e cila do të hyjë në fuqi në edicionin e parë të kontratës së re. 

Edhe disa skuadra të njohura evropiane janë të interesuara që ta sigurojnë kartonin e francezit. 
Ai është pjesë e bavarezëve nga viti 2021 kur u transferua nga RB Leipzigu për 42 milionë euro.