Futboll

Modriq largohet nga Madridi si legjendë e klubit

Modriq

Foto: Associated Press

Përditësim - Luka Modriq e ka përmbyllur kapitullin e tij te skuadra e Real Madridit me fitore 2:0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e veçantë. 

Modriq luajti deri në minutën e 85-të, në ndeshjen ku Kylian Mbappe i realizoi dy gola. 
Mesfushori i magjishëm kroat u nderua nga gjithë të pranishmit e kundërshtarët për kontributin e dhënë për klubin mbretëror. 

U krijua edhe korridori i nderit teksa ai e la fushën me lot në sy, e të emocionuar kanë qenë edhe gjithë të pranishmit. 

Kroati i përqafoi edhe familjarët. 

Ndeshja në “Bernabeu” ishte e fundit edhe për trajnerin italian, Carlo Ancelotti, si dhe Lucas Vazquezin. 

Luka Modriq mbetet futbollisti më i dekoruar në historinë e Real Madridit me 28 trofe. 15 trofe i ka të fituara Ancelotti.

Reali në epërsi në ndeshjen përshëndetëse të legjendave

Real Madridi është në epërsi ndaj Real Sociedadit pas pjesës së parë, në ndeshjen përshëndetëse të legjendave të klubit, Carlo Ancelotti, Luka Modriq e Lucas Vazquez.

Që të tre do të largohen pas fundit të sezonit.

Golin për 1:0 e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 38-të.

Penalltinë e tij e priti portieri kundërshtar, ndërsa sulmuesi francez nuk gaboi pas topit të kthyer.