Real Madridi ka njoftuar se të enjten do t’i organizohet ceremonia përshëndetëse futbollistit spanjoll Lucas Vazquez.
“Real Madridi dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë tonë për Lucas Vazquezin, një nga legjendat e klubit tonë”, shkruan në njoftimin e klubit mbretëror të mërkurën.
Vazquez iu bashkua Real Madridit si 16-vjeçar në vitin 2007. Pas një huazimi tek Espanyoli, ai debutoi me ekipin e parë të Realit në shtator të vitit 2015. Nga viti 2015, Vazquez luajti për Realin 402 ndeshje.
Gjatë kësaj periudhe, ai me fanellën e klubi mbretëror ka fituar 23 trofe.