Futboll

Reali e nis me fitore sezonin, shënon gol Mbappe

Mbappe

Gjiganit spanjoll, Real Madrid, e ka nisur me fitore edicionin 2025/2026 të La Ligas spanjolle. Reali mposhti në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Osasunas me rezultat minimal, 1:0. 

Golin e fitores për madrilenët e shënoi ylli franacez, Kylian Mbappe. Ai shënoi nga penallti në minutën e 51-të. 

Abel Bretones i Osasunas në fund të ndeshjes u ndëshkua me karton të kuq.