Futboll

Madridi humb penallti në fund, barazon me Al Hilalin

rma

Futbollisti i Al Hilalit, Mohammed Al Qahtani, po vraponte për ta larguar topin kur po luhej minuta e 89-të e ndeshjes kundër Real Madridit. Por zgjatja e dorës i kushtoi me penallti. Ndonëse nuk e pa, futbollisti i Al Hilalit goditi në fytyrë Fran Garcian. Goditja e tij u vlerësua penallti nga gjyqtari. Penalltia u konfirmua pas rishikimit të VAR-it. Pati protesta, ndërsa u ndanë edhe kartonë të verdhë.

Gjuajtjen e Federico Valverdes nga pika e bardhë e priti portieri i Al Hilalit dhe kështu ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në Miami përfundoi baras, 1:1, në kuadër të Kupës së Botës për Klube. Ishte supendeshje ndërmjet dy skuadrave të udhëhequra nga trajnerët e rinj. Si për Xabi Alonson, ashtu edhe Simone Inzaghin ishte ndeshje debutuese për skuadrat e tyre, Real Madridit, përkatësisht Al Hilalit. I takoi Grupit H.

Trent Alexander-Arnold luajti 65 minuta në debutimin e tij me Realin, kurse Dean Huijsen kompletoi takimin.

Reali e luan ndaj Pachucas ndeshjen e dytë, kurse Al Hilali kundër Salzburgut.


Reali befasohet pas pjesës së parë nga ekipi saudit

Al Hilali, i drejtuar nga trajneri italian, Simone Inzaghi, i ka bërë ballë gjigantit spanjoll, Real Madridit, në pjesën e parë të ndeshjes së parë të Kupës së Botës për Klube. 

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi baras, 1:1. Ndeshja po luhet në Miami.

Gonzalo Garcia kaloi Realin në epërsi në minutë ne 34-t, por Al Hilali barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e 41-të. 

Për Realin debutuan Trent Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen. Debutim ishte edhe për trajnerin Xabi Alonso, ashtu si edhe për Inzaghin në krye të ekipit saudit.