Thibaut Courtois shënoi autogol në minutën e 54-t. Por autogoli i portierit si duket ngjalli Real Madridin që në fund fitoi 4:1 ndaj Espanyolit.
Ndeshja e së shtunës mbrëma i takoi xhiros së gjashtë të La Ligas. U vendos në pjesën e dytë që ishte e zjarrtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDani Carvajal shënoi për 1:1 në minutën e 58-të, pas gabimit të portierit të Espanyolit.
Më pas shënoi Rodrygo me asistim të Viniciusit, e po ashtu Viniciusi me asistim të Kylian Mbappes.
Mbappe u shënua po ashtu në listën e realizatorëve me golin nga penalltia në minutën e 90-të.
Reali i ka 14 pikë në pozitën e dytë. Espanyoli është në mesin e tabelës me shtatë pikë.