Futboll

Real Madridi prezanton fanellat e reja

Real Madrid

Real Madridi ka prezantuar fanellat për edicionin 2025/26, me të cilat do të luajë edhe në Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë verë.

Reali e nis Botërorin e klubeve më 18 qershor kundër Al Hilalit, në ndeshjen e parë të fazës grupore. 

Klubi mbretëror ka njoftuar se dizajni i fanellave është bërë ndër të tjera edhe me kombinim të stadiumit të vjetër dhe të rinovuar të “Santiago Bernabeut”. 

Fanellën e re me numrin 10 pritet ta bartë sulmuesi Kylian Mbappe, pas largimit të mesfushorit kroat Luka Modriq.