Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Real Madridi nis bisedimet me Emeryn

Unai Emery

Alvaro Arbeloa ka pak gjasa që të mbetet në krye të skuadrës së Real Madridit në sezonin tjetër.

Arbeloa u emërua trajner i madrilenëve pas largimit të Xabi Alonsos. Por mediumet në Spanjë të enjten kanë raportuar se Real Madridi ka nisur bisedimet me Unai Emeryn.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Emery aktualisht është trajner i Aston Villas, por nga presidenti Florentino Perez, shihet si trajneri i përkryer për ta udhëhequr skuadrën.

Emery ka 11 trofe të fituar në karrierë. Me Paris Saint-Germainin e ka fituar kampionatin dhe nga dy herë Kupën e Francës, Kupën e Ligës në Francë dhe Superkupën. Katër herë është fitues i Ligës së Evropës, tri herë me Sevillan dhe një herë me Villarrealin.