Barcelona mund ta fitojë titullin në “El Clasicon” ndaj Real Madridit, skuadër që po përballet me shumë probleme.
Njëra prej ndeshjeve më të mëdha në botë luhet të dielën nga ora 21:00 në “Camp Nou”, ndërsa i takon xhiros së 35-të të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarcelona e ka mundësinë ta festojë titullin e dytë rresht, pasi i mjafton vetëm edhe një pikë.
Skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick i ka 88 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se madrilenët.
Fitorja e Realit do ta shtynte festën e titullit.
Do të jetë “El Clasico” i parë në afro tre vjet që luhet në “Camp Nou”, që ishte mbyllur për shkak të renovimit.
Të dyja skuadrat do të jenë me mungesa të rëndësishme. Te Barcelona mungon Lamine Yamal, ndërsa te Reali mungojnë Eder Militao, Ferland Mendy, Arda Guler e Federico Valverde. Valverde ishte përfshirë në një përleshje me Aurelien Tchouamenin dhe mori lëndim në kokë të enjten. Në dyshim për të luajtur mbetet edhe Tchouameni.
Të dy lojtarët janë gjobitur me nga 500 mijë euro nga klubi mbretëror, që do ta mbyllë një edicion të pasuksesshëm, pa trofe të fituar e me shumë probleme.
“El Clasicon” e parë të sezonit e fitoi Reali 2:1, ndërsa Barcelona në janar triumfoi në Superkupën e Spanjës, 3:2.
Në përgjithësi, Real Madridi i ka 106 fitore, me 439 gola të shënuar. Barcelona i ka 105 fitore, me 444 gola në total. 52 ndeshje janë mbyllur baras.
Atletico Madridi me fitore ndaj Celta Vigos të shtunën nga ora 18:30, do ta siguronte vendin e katërt që dërgon në Champions.
Gara për pozitën e pestë, gjashtë dhe të shtatë mbetet e hapur, njësoj si ajo për mbijetesë. Mallorca e Vedat Muriqit të dielën nga ora 14:00 luan në shtëpi ndaj Villarrealit.
Do të jetë tjetër mundësi për sulmuesin e Kosovës që t’i afrohet Kylian Mbappes, në listën e realizatorëve më të mirë të ligës. Mbappe i ka 24 gola, tri më shumë se Muriqi.