Real Betisi shënoi gol të vonshëm, në minutën e 94-t, me Hector Bellerinin dhe arriti të marrë një pikë në shtëpi ndaj Real Madridit.
Betisi dhe Madridi barazuan të premten mbrëma 1:1, në xhiron e 32-të të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe me këtë barazim, Real Madridi përfundimisht shkëputet nga gara për titull.
Vinicius Junior shënoi për Real Madridin në minutën e 17-të, por në minutën e katërt të shtesës, Bellerin realizoi për rezultatin përfundimtar.
Real Madridi mbetet në pozitën e dytë me 74 pikë, kurse Real Betisi forcohet në pozitën e pestë me 50 pikë.
Deri në fund të kampanjës në La Liga kanë mbetur edhe pesë xhiro.