Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, ka thënë se Kosova ka gjasa reale për t’u kualifikuar në finale të plejofit të Kupës së Botës 2026.
“Gjasat janë të mëdha. Kosova është dy ndeshje larg Botërorit. Nuk ka ku shkon më afër. E kam përjetuar edhe unë si lojtar plejofin për Evropian kundër Maqedonisë së Veriut. Është hera e dytë që jemi në këtë situatë për të siguruar paraqitjen në një ngjarje të madhe. Janë dy ndeshje, por fillimisht duhet të fokusohemi te ndeshja ndaj Sllovakisë. Kosova ka nivel për ta mposhtur Sllovakinë. Finalja do të jetë më e vështirë nëse shkojmë. Turqia është kundërshtare e fortë. Me këtë seriozitetin, kualitetin dhe paraqitjet që i kemi treguar, mendoj se kemi gjasa të prekim finalen”, ka thënë Rashkaj për KOHËN të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova e luan më 26 mars ndeshjen gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Në Bratislavë do të përballet me Sllovakinë.