Futboll

Rashica mund të largohet nga Beshiktashi

Milot Rashica

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, nuk pritet të qëndrojë te Beshiktashi për edicionin e ardhshëm në Superligën e Turqisë në futboll. Ai pritet të largohet në verë. 

Beshiktashi po përgatitet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër. 

“F5haber”, ka raportuar të martën se Rashica nuk është në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. 
Mësohet se një ekip tjetër nga Turqia po këmbëngul për transferimin e Rashicës. 

Rashica fundjavën e kaluar realizoi gol në fitoren 4:1 të Beshiktashit ndaj Adana Demirsporit. 

28-vjeçari pjesë e gjigantit turk është nga viti 2023. Ai u transferua nga Norwich City për pesë milionë euro. 

Rashica pos Beshiktashit në elitën e futbollit turk ka luajtur edhe për Galatasarayn. Me Galatën madje fitoi edhe titullin e kampionit në edicionin 2022/2023. 

Rashicës, kontrata me Beshiktashin i përfundon në vitin 2027. 

Në 40 ndeshjet e zhvilluara ai ka kontribuar me pesë gola dhe 12 asistime.