Milot Rashica është kthyer nga lëndimi me fitore te skuadra e Beshiktashit.
Ernest Muçi dhe Rashica me Beshiktashin të martën në mbrëmje e kanë fituar ndeshjen e parë të Grupit D të Kupës së Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBeshiktashi e mposhti Sivassporin me rezultatin 1:0.
Golin e fitores për Beshiktashin e realizoi Rafa Silva në minutën e 20-të.
Muçi luajti deri në minutën e 73-të kurse Rashica në lojë u inkuadrua në minutën e 82-të.
Te Sivasspori mungoi Rey Manaj.
Rashica i mungoi Beshiktashit për 22 ditë shkaku i lëndimit të këmbës së djathtë.