Milot Rashica pritet të transferohet te Bashakshehiri, kanë njoftuar të premten mediumet turke.
Trajneri i Bashakshehirit, Nuri Shahin, e dëshiron Rashicën në skuadër, ndërsa ky klub është i gatshëm të paguajë 3,5 milionë euro për kosovarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashica nuk vlerësohet se do të jetë në planet e Beshiktashit për edicionin e ardhshëm. Dhe kalimi i 29-vjeçarit te Bashakshehiri duket i mundshëm.
Rashica, që luan në sulm, ka kontratë me Beshiktashin deri në vitin 2027. Klubi i njohur është pajtuar me ofertën e Bashakshehirit dhe negociatat pritet të fillojnë së shpejti.
Bashakshehiri është i gjashti në Superligën turke. Beshiktashi mban vendin e katërt.