Futboll

Rashford shënon golin e parë me Barçën

Marcus Rashford

Marcus Rashford e ka realizuar golin e parë me skuadrën e Barcelonës. 

Barça të hënën pasdite në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Kore të Jugut e mposhti thellë skuadrën e Daegut me rezultatin 5:0. 

Anglezi Rashford e realizoi golin e fundit në minutën e 65-të. 

Ai te gjiganti katalunas u transferua muajin e kaluar në formë huazimi nga Manchester Unitedi deri në përfundim të edicionit 2025/26. 

Goli i parë u realizua nga Gavi në minutën e 21-të. Gjashtë minuta më pas, Robert Lewandowski, e shënoi golin e dytë. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, spanjolli Gavi, e realizoi edhe golin e tretë. 

Realizatori i golit të katërt ishte Toni Fernandez në minutën e 54-t. 

Barça në ndeshje miqësore e mposhti edhe Seoulin dhe Vissel Koben. 

Para fillimit të edicionit të ri, skuadra e madhe spanjolle do ta zhvillojë edhe një miqësore tjetër ndaj Comos më 10 gusht.