Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rashford: Paraqitja me Barcelonën më bën më të mirë

Marcus Rashford

Marcus Rashford i është falënderues Barcelonës që e ka ndihmuar të jetë “lojtar më i mirë”, dhe e ka përgëzuar trajnerin Hansi Flick që ia ka kthyer vetëbesimin.

27-vjeçari, i huazuar nga Manchester Unitedi, realizoi dy gola të bukur në fitoren 2:1 të Barcelonës të enjten mbrëma në udhëtim te Newcastle, në ndeshjen hapëse të fazës së ligës në Champions.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paraqitja e Rashfordit është përgëzuar edhe nga trajneri Flick, ndërsa u përcoll në stadium nga selektori i Anglisë, Thomas Tuchel.

“Po mësoj shumë, është stil i ri i futbollit. Por, kjo më bën lojtar më të mirë. Padyshim, është eksperiencë e shkëlqyer. Gjithmonë kam qenë admirues i Barcelonës. Çdo lojtar i moshës sime e ka shikuar këtë skuadër duke luajtur”, ka deklaruar Rashford pas ndeshjes për “TNT Sports”.

Për Rashfordin ishin dy golat e parë me fanellën e Barcelonës, që e ka opsionin e blerjes së kartonit të tij për 26 milionë funte në fund të edicionit.