Elche e ka kurorëzuar sezonin e saj mbresëlënëse me një rikthim në La Liga të Spanjës. Elche të dielën me fitoren e thellë 4:0 ndaj Deportivo La Corunas, siguroi kthimin direk në elitën e futbollit spanjoll.
Edicionin 2024/2025 e mbylli në vendin e dytë me 77 pikë. Si e para në elitë u ngjit Levante që kishte 79 pikë.
Rashani në ndeshjen ndaj Deportivos ishte në bankën e rezervistëve. 32-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje në La Liga 2 të Spanjës me fanellën e Elches, ndërsa ka shënuar tri gola.
Rashani iu bashkua Elches nga Clermonti francez në gusht të vitit 2024. Atij i skadon kontrata në fund të këtij muaji.