Elbasan Rashani ia ka siguruar fitores skuadrës së Elches të dielën pasdite. Elche e mposhti në udhëtim Cordoban me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 33-të të Kategorisë së dytë të futbollit spanjoll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi kosovar, Rashani, në lojë u inkuadrua në minutën e 89-të ndërsa golin e fitores e realizoi tetë minuta më pas.
Për 31-vjeçarin Rashani ky ishte goli i tretë këtë edicion në tetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani.
Elche me fitore është ngritur sërish në pozitën e parë me 60 pikë.
Është në rrugë të mirë për ta siguruar një vend për edicionin e ardhshëm në elitën e futbollit spanjoll.
Cordoba është në pozitën e dhjetë me 45 pikë.