Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Raphinha vazhdon kontratën me Barcelonën

Raphinha

Pasi u bë i ditur qëndrimi i Hansi Flickut, Barcelona ka njoftuar të enjten se Raphinha ka vazhduar me klubin deri në vitin 2028.

Braziliani ka pasur formë të shkëlqyer në edicionin aktual dhe është prej kandidatëve për ta fituar “Topin e Artë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u transferua nga Leeds Unitedi në vitin 2022 për 58 milionë euro.

Në këtë edicion, Raphinha ka zhvilluar 56 ndeshje në të gjitha garat. Ka realizuar 34 gola e ka asistuar në 25 të tjerë.

Raphinha me Barcelonën në këtë sezon e ka fituar La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

“Barcelona dhe Raphinha kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, që do ta lidhë atë me skuadrën deri në vitin 2028”, ka shkruar skuadra e madhe spanjolle.