Claudio Ranieri ka njoftuar se do të pensionohet nga profesioni i trajnerit pasi e ndihmoi Cagliarin ta shmangë largimin nga Serie A.
72-vjeçari ka drejtuar 18 klube dhe ishte edhe përzgjedhës i Greqisë në karrierën e tij të pasur futbollistike, që kishte nisur katër dekada më parë, saktësisht në vitin 1986.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi njihet për triumfin e jashtëzakonshëm me Leicester Cityn kur e fitoi Premier Leaguen në edicionin 2015-2016.
“E kam përfunduar karrierën si trajner i ndonjë klubi”, ka thënë Ranieri për “Sky Sport Italia”.
Në janar të vitit 2023, Cagliari ishte i 12-ti në Serie B por e siguroi inkuadrimin në Serie A nëpërmjet plejofit, kur kishte eliminuar Parman në gjysmëfinale dhe Barin në finale me gol të minutave shtesë në ndeshjen kthyese.