Claudio Ranieri është shumë afër që të pranojë ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Italisë. Kështu ka raportuar të hënën “La Gazzetta dello Sport”.
Federata Italiane e Futbollit të dielën e shkarkoi trajnerin Luciano Spalletti pas humbjes së rëndë që e pësoi nga Norvegjia.
Drejtuesit e Federatës italiane kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ranierin. Kanë arritur ta bindin veteranin që ta marrë drejtimin e përfaqësueses.
73-vjeçari Ranieri më herët kishte vendosur të pensionohej. Por, në nëntorin e kaluar nuk mundi ta refuzonte ftesën e skuadrës së Romës.
Ai Romën e drejtoi deri në fund të edicionit.
Edhe nëse zgjidhet selektor i Italisë, trajneri ikonik do të mbetet këshilltar i presidentit të Romës, Dan Friedkin.
Ranieri e ka nisur karrierën si trajner në vitin 1986, ndërsa ka drejtuar edhe skuadra si Napoli, Valencia, Atletico Madrid, Chelsea, Leicester City, Monaco e plot të tjera.
Italia pësoi 3:0 nga Norvegjia.