Portieri Diant Ramaj pritet të largohet nga Borussia Dortmundi pa luajtur asnjë ndeshje për këtë skuadër, ka raportuar të mërkurën mediumi gjerman “ruhr24.de”.
Sipas këtij mediumi, Dortmundi nuk llogarit në portierin Ramaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ramaj nuk do të jetë pjesë e ekipit të portierëve të Dortmundit as edicionin e ardhshëm. Menaxhmenti i klubi po shqyrton një tjetër huazim ose një shitje të përhershme. Klubi nuk beson se 24-vjeçari është i aftë të bëhet portieri numër një në të ardhmen”, shkruan mediumi gjerman.
Ramaj me Borussia Dortmundin ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.
Në shkurt të vitit të kalur Dortmundi e bleu Ramajn për 5 milionë euro nga Ajaxi dhe menjëherë e huazoi te Copenhageni në Danimarkë. Në verën e kaluar, drejtuesit e Dortmundit huazuan sërish Ramajn. Këtë herë arritën marrëveshje me Heidenheimin e Bundesligës, ku ai vazhdon të paraqitet.