Futboll

Ramaj përsërit dëshirën të luajë për Gjermaninë e jo Kosovën

Diant Ramaj

Portieri Diant Ramaj, dëshiron të bëhet portier i Gjermanisë. Dëshirën për të përfaqësuar Gjermaninë e jo Kosovën, Ramaj e ka përsëritur gjatë një interviste dhënë për mediumin gjerman “SËR”.

Së fundi ka pasur raportime se Ramaj do të bashkohet me “Dardanët”. Por 24-vjeçari shumë herë ka përsëritur se dëshiron të paraqitet për Gjermaninë. Ai është pjesë e Borussia Dortmundit, i huazuar te Heidenheimi, skuadra tjetër e Bundesligës.

“Një qëllim i qartë për mua është të luaj mjaftueshëm mirë për të luajtur ndërkombëtarisht dhe pastaj përfundimisht të hyj në ekipin kombëtar - ekipin kombëtar gjerman”, ka thënë Ramaj.

Te Kosova portier i parë është Aro Muriq. I dyti Amir Shaipi, kurse i treti Visar Bekaj.

Kosova në mars do të paraqitet në plejof për kualifikim në Botërorin 2026. Në gjysmëfinale të plejofit do të përballet me Sllovakinë në udhëtim.