Futboll

Ramaj huazohet te klubi i Bundesligës

ramaj

Diant Ramaj nuk do të paraqitet për Borussia Dortmundin, por megjithatë do të jetë pjesë e Bundesligës gjermane.

Portieri kosovar të hënën është huazuar nga Dortmundi te Heidenheimi. Huazimi është i vlefshëm për një vit, ndërsa është realizuar pas lëndimit të portierit të kësaj skuadre, Frank Feller.

23-vjeçari edhe më herët ishte pjesë e Heidenheimit, nga viti 2018 deri në vitin 2021.

“Jemi të lumtur që Diant Ramaj, përkundër ofertave të shumta nga top-klube evropiane, ka vendosur të kthehet te ne. Diantin e njohim që nga mosha e re. Ai ka ushtruar me ekipin tonë të parë në moshën 17-vjeçare. Ka bërë zhvillim fantastik me ne, të cilin më pas e vazhdoi në futbollin ndërkombëtar”, ka thënë Holger Sanëald, udhëheqës i Bordit të Heidenheimit.

 Ai ka treguar se Ramaj do të jetë portieri i parë.

Pas Heidenheimit, Ramaj ishte tek Eintracht Frankfurti e Ajaxi, ndërsa në fillim të vitit firmosi me Dortmundin. Me gjigantin gjerman ka kontratë deri në qershor 2029. Por menjëherë u huazua te Copenhageni në Danimarkë, ku fitoi titullin e kampionit dhe kupën.

Ramaj ka ruajtur portën e Gjermanisë U18, U19 dhe U20. Shpreson që të jetë në të ardhmen në portën e Gjermanisë A.

“Jam i lumtur që kthimi në Heidenheim për kampionatin e ardhshëm është realizuar. Kam mësuar shumë këtu dhe jam i lumtur të dëshmojë veten në Bundsligë me klubin ku isha më herët. Do të jap më të mirën që skuadra të mbetet në elitë”, ka thënë Ramaj.