Të hënën gjatë ditës u raportua se ndeshja për futbollistin e Hajdukut të Splitit, Ivan Rakitiq, ndeshja kundër Shibenikut të dielën, do të jetë e fundit në karrierë. Por Rakitiq ka mohuar zërat se ka vendosur t’i jap fund karrierës aktive. Ai ka thënë se ka ende punë për të bërë.
“Faleminderit për mesazhet. Emocionet janë pjesë e futbollit, por unë nuk kam marrë asnjë vendim dhe as nuk kam njoftuar asgjë zyrtarisht. Kam ende punë për të bërë para se të var këpucët në gozhdë”, ka shkruar Rakitiq në rrjetet sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRakitiq ka bërë karrierë të pasur si futbollist. Ka luajtur ndër të tjera për Baselin, Schalken, Sevillan, Barcelonën.
Ai për Hajdukun këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë. Luajti 106 ndeshje për Kroacinë, duke shënuar 15 gola.
Me Kroacinë ka fituar medaljen e argjendtë në Kupën e Botës 2018.