Futboll

Raçi i bashkohet Kosovës

Ron Raçi

Mbrojtësi i Prishtinës, Ron Raçi, është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për miqësoret e muajit qershor. 

Kosova më 6 qershor luan ndaj Armenisë, ndërsa me 9 qershor ballafaqohet me përfaqësuesen e Komoreve. 

Raçi është 22-vjeçar dhe luan si qendërmbrojtës. 

Me golin e tij në xhiron e parafundit të Superligës së Kosovës ndaj Feronikelit 74, Prishtina e siguroi mbijetesën. Atë ndeshje, klubi i kaltër e fitoi 1:0 në udhëtim. 

Raçi këtë edicion i pati 3 gola të shënuar e një asistim në 32 paraqitje.