Mesfushori francez, Adrien Rabiot, i është bashkuar skuadrës së Milanit në stërvitje të enjten pasdite.
Ai të mërkurën në mbrëmje i përshëndeti tifozët e Marseillet, ndërsa një ditë më pas iu bashkua “kuqezinjve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi i përfundoi me sukses testet mjekësore, Rabiot i është bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje, nën urdhrat e trajnerit Massimiliano Allegri.
Konferenca për shtyp e Rabiotit si lojtar i Milanit do të jetë të premten.
Rabiot do ta mbajë veshur fanellën me numrin 12-të.
30-vjeçari iu bashkua Milanit për 7 milionë euro, pas largimit nga Marseille. Në të kaluarën si senior, Rabiot luajti edhe te Juventusi, Paris Saint-Germaini e Toulouse.