Futboll

Qeveria e Gabonit pezullon përfaqësuesen e futbollit pas dështimit në Kupën e Afrikës

Pierre-Emerick Aubameyang

Qeveria e Gabonit ka njoftuar se ka pezulluar përfaqësuesenh e futbollit, ka shkarkuar seleksionuesin Thierry Mouyouma dhe ka larguar nga skuadra yllin Pierre-Emerick Aubameyang, pas dështimit në Kupën e Afrikës. 

Gaboni pësoi tri disfatave në Kupën e Afrikës. 

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Sportit të Gabonit, Simplice-Desire Mamboula, ka kumtuar vendimin pas humbjes që pësoi Gaboni me rezultatin 3:2 nga Bregu i Fildishtë të mërkurën. 

“Marrë parasysh paraqitjen e turpshme të ‘Panterëve’ në Kupën e Kombëve të Afrikës, Qeveria ka vendosur ta shpërndajë stafin e trajnerëve, ta pezullojë përfaqësuesen deri në një njoftim tjetër, dhe të përjashtojë nga skuadra lojtarët Bruno Ecuele Manga dhe Pierre-Emerick Aubameyang”, tha Mamboula, raporton agjencia “Reuters”. 

Aubameyang dhe Manga nuk luajtën në ndeshjen e fundit ndaj Bregut të Fildishtë. Aubamyang është kthyer te Marseille për të trajtuar një lëndim muskulor. 

Gaboni ishte eliminuar para xhiros së fundit, pasi kishte humbur dy ndeshjet e para të Grupit F nga Kameruni (1:0) dhe Mozambiku (3:2). Në ndeshjen e fundit ndaj një përbërje të dytë të Bregut të Fildishtë, Gaboni ishte duke udhëhequr 2:0, por pësoi 3:2.