Futbollistja kosovare, Qëndresa Krasniqi ka kaluar te skuadra zvicerane, Grasshopper.
Mesfushorja 31-vjeçare deri më tani ka luajtur për Baselin. Ajo është prej lojtareve më të mira që ka pasur Kosova ndonjëherë, ndërsa luan për Shqipërinë në nivel ndërkombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëndresa është shumë e mirë teknikisht dhe e njeh ligën shumë mirë. Me përvojën e saj, do të jetë përkrahje e rëndësishme për ne”, ka thënë drejtori sportiv i Grasshopperit, Theo Karapetsas.
Pos në Kosovë e Shqipërisë, Krasniqi ka bërë karrierë edhe në skuadra zvicerane si Yverdon, Aarau dhe Basel. Te Shqipëria është prej lojtareve më të rëndësishme.