Qazim Laçi ka realizuar supergol nga goditja e dënimit ndaj Fenerbahçes.
Skuadra ku paraqitet Laçi, Rizespori, u mposht në shtëpi 5:2 nga Feneri të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 13-të të elitës së futbollit turk.
Rizespori ishte duke udhëhequr 2:0 pas pjesës së parë, por Feneri u përgjigjë në pjesën e dytë duke i shënuar pesë gola për fitoren shumë të rëndësishme.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Laçi, realizoi për 2:0 në minutën e 15-të.
Por ai nuk arriti që ta kompletojë ndeshjen pasi në minutën e 63-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Te Rizespori në lojë në minutën e 76-të u inkuadrua Altin Zeqiri.
Për 29-vjeçarin Laçi ishte goli i parë këtë edicion, krahas dy asistimeve.
Feneri ka 31 pikë dhe e zë vendin e dytë. Galatasaray është lider me një pikë më shumë. Rizespori ka 14 pikë në mesin e tabelës.
Goli:
Kartoni i dytë i verdhë: