Qazim Laçi është shumë pranë transferimit te skuadra turke, Rizespor.
“Takagazete” ka shkruar të premten se bisedimet mes Spartës së Pragës dhe Rizesporit për transferimin e Laçit janë drejt fundit. Zyrtarizimi mund të bëhet së shpejti.
Laçi pritet të jetë pjesë shumë e rëndësishme e Rizesporit për edicionin e ardhshëm në Superligën e Turqisë.
29-vjeçari te Sparta e Pragës luan nga viti 2023. Me Spartën edicionin e kaluar i zhvilloi 50 ndeshje. Kontribuoi me katër gola dhe shtatë asistime.
Mesfushori Laçi më herët ka luajtur edhe për Ajaccion dhe
Olympiacosin.
Laçi me Kombëtaren e Shqipërisë i ka zhvilluar 40 ndeshje dhe ka katër gola të shënuar.