Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Qamili shkëlqen në fitoren e Sonderjyskes

Lirim Qamili

Sulmuesi i krahut, Lirim Qamili, ka shkëlqyer të dielën pasdite duke i realizuar dy gola në fitoren e skuadrës së Sonderjyskes.

Sonderjyske e mposhti në udhëtim Aalborgun me rezultatin 3:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit danez.

Në minutën e 20-të, Sonderjyske fitoi penallti. Qamili e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë. Goditjen e tij e priti portieri kundërshtar, por ai përfitoi nga topi kthyes dhe realizoi për 1:0.

Qamili e realizoi edhe golin e dytë për mysafirët në minutën e 43-të. Ai u asistua nga Olti Hyseni.

Qamili dhe Hyseni u paraqitën deri në minutën e 67-të kurse bashkëlojtari i tyre, Sefer Emini, luajti deri në minutën e 81-të.

Tek Aalborgu në bankën e rezervistëve ishte Elison Makolli.

26-vjeçari Qamili në 20 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka dhjetë gola dhe katër asistime.

Sonderjyske është në vendin e nëntë me 29 pikë.

Aalborgu renditet një pozitë më poshtë me gjashtë pikë më pak.