UEFA të premten e ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros së parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.
Ndeshjet u zhvilluan prej të martës e deri të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGeronimo Rulli i Marseillet u vlerësua portieri më i mirë.
Në mbrojtje janë vendosur Youssoupha Mbodji i Slavia Pragës, Virgil van Dijk i Liverpoolit, Derrick Luckassen i Pafosit dhe Marcos Llorente i Atletico Madridit.
Reparti i mesfushës në formacionin 4-4-2 përbëhet nga Francisco Trincao i Sportingut të Lisbonës, Pedro Bicalho i Qarabagut, Hans Vanaken i Club Brugge dhe Marcus Rashford i Barcelonës. Prej sulmuesve, ekspertët e UEFA-s kanë përzgjedhur Harry Kanen e Bayernit dhe Marcus Thuramin e Interit.
