Paris Saint-Germaini ka siguruar titullin e tretë rresht në Ligue 1. PSG-ja u shpall kampion të dielën, pa luajtur fare. Titulli u takon parisienëve pasi Monaco u mposht nga Lyoni, 3:2.
Monaco më nuk ka gjasa të zë me pikë PSG-në. Parisi i ka 12 pikë më shumë se Monaco, tri xhiro para fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPSG-ja kishte rastin të shpallej kampion të shtunën, por arriti vetëm barazim me Le Havren.
Për Parisin është titulli i 12-të në Ligue 1 dhe i dhjeti në 11 vjetët e fundit.
Skuadra e Luis Enriques tani e kthen gjithë fokusin te Championsi. Parisi e synon trofeun e parë evropian. Në gjysmëfinale do të përballet me Borussia Dortmundin.