Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

PSG-ja pushon në fundjavë, përgatitet për “Champions”

PSG

Foto: Associated Press

Kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund të kampionatit të Francës, Paris Saint-Germaini nuk ka arritur që të shkëputet nga Lensi në garën për titull.

Lensi ka qenë befasia e kampionatit francez dhe në fundjavë do ta vazhdojë garën e fortë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lensi të shtunën luan në udhëtim te Lorienti, nga ora 17:00. Lensi është i dyti me 56 pikë, një më pak se PSG-ja. Ndeshjet e fundjavës i takojnë xhiros së 26-të.

PSG-ja do të jetë e lirë në këtë fundjavë, pasi Nantesi është pajtuar që ndeshjen e kësaj xhiroje ta shtyjë për një termin tjetër.

PSG-ja është në përgatitje për ndeshjen kthyese të një të tetës së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat, që zhvillohet mesjavën e ardhshme.

Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini fitoi 5:2 në ndeshjen e parë.

Nantesi është skuadër që po lufton për mbetje në elitë. I ka vetëm 17 pikë në pozitën e parafundit.