Futboll

Pse u largua Xhaka nga Leverkuseni?

Granit Xhaka

Ishin dy vjet jashtëzakonisht të suksesshëm. Megjithatë, bashkëpunimi ndërmjet Granit Xhakës dhe Bayer Leverkusenit mori fund papritur gjatë verës. 

Drejtori sportiv i Leverkisenit, Simon Rolfes ka shpjeguar hapur në emisionin televiziv “Sky90” pse ndodhi largimi.

“Graniti është në formë të shkëlqyer, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Është një lojtar i shkëlqyer. Ai kishte edhe tre vjet kontratë me ne dhe as kjo nuk ishte kontratë e keqe. Por ka disa parime në të cilat ne mbështetemi”, ka thënë Rolfes.

Kjo do të thotë që Xhaka kërkoi më shumë sesa Leverkuseni ishte i gatshëm të jepte. 
Rolfes vazhdoi me përgjigjen e tij.

“Pastaj në një moment theksuam: në rregull, kjo nuk po funksionin. Duhet të ofrosh këtë e atë, dhe pastaj ke edhe mundësinë të largohesh. Kemi kufizime financiare, por edhe kontrata që i përmbahemi – dhe lojtari duhet t’i përmbahet. Përndryshe, do të vijnjë dhjetë lojtarë të tjerë që gjithashtu duan diçka”.

Në fund, të dy palët vendosën që ndarja ishte zgjidhja më e mirë, pavarësisht titullit të fituar, Kupës dhe Superkupës, trofe në të cilat pati ndikim të madh Xhaka.

Kapiteni i Zvicrës iu bashkua ekipit të rikthyer në Premier League, Sunderland. Sunderlandit iu bashkua për rreth 15 milionë euro, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2028. 

Ndikimi i tij te Sunderlandi ishte i menjëhershëm. Sunderlandi është në vendin e tetë.

Xhaka ka luajtur pothuajse çdo minutë, duke u zëvendësuar vetëm pas minutës së 75-të në humbjen 3:0 kundër Manchester Cityt në fundjavë. Ai tashmë ka shënuar një gol dhe ka dhënë katër asistime.
Ai la një boshllëk të madh në Leverkusen për sa i përket paraqitjes sportive. Por Rolfes analizon largimin e tij.

“Ishte koha e duhur për t’u përqendruar në diçka të re”.

Me Alex Garcian, Leverkuseni tashmë ka në radhët e veta pasardhësin e përsosur të Xhakës.