Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pse dështoi transferimi i Rrahmanit te Dinamo?

Albion Rrahmani

Dinamo Bukureshti ishte shumë afër që ta transferonte Albion Rrahmanin, sulmuesin e Kosovës. 
Rrahmani impresionoi me paraqitje në kampionatin elitar të Rumanisë dhe u kthye në njërin prej golashënuesve më të mirë të Rapidit të Bukureshtit. Për shkak të 18 golave dhe gjashtë asistimeve në 29 paraqitje për Rapidin e Bukureshtit, Rrahmani e siguroi transferimin te Sparta e Pragës për 5 milionë euro. 

Por, sulmuesi i Kosovës ishte fare pranë transferimit te Dinamo Bukureshti, madje më herët se sa t’i bashkohej Rapidit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, transferimi nuk u realizua. 

Në verën e vitit 2023, Ballkani i Suharekës, ka kërkuar nga Andrei Nicolescu 400 mijë euro për Rrahmanin. Presidenti i Dinamos ka pranuar se në atë kohë klubi nuk ka mundur të rrezikonte duke ndarë atë shumë. 

Kështu, 25-vjeçari përfundoi te Rapidi, pasi Dan Sucu shpenzoi edhe më shumë për transferimin e tij. 

“Donim ta transferonim por nuk kishim para. Na kërkuan 400 mijë euro. Ne vetëm sa ishim promovuar në elitë dhe ishte shumë e madhe e parave për ne në atë kohë, edhe pse lojtari ishte profil interesant”, ka deklaruar Nicolescu. 

Rrahmani tani bën karrierë te Sparta e Pragës dhe ka nëntë gola e dy asistime në 19 paraqitje për klubin çek.