Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pse Baseli mbeti pa fanella të Xherdan Shaqirit?

Xherdan Shaqiri fanella basel

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rrallë ndonjë transferim i bërë nga klubet e Superligës së Zvicrës solli valë të tillë euforie.

Të dielën e kaluar mbi 30 mijë shikues ishin në stadiumin e Baselit për kthimin e Xherdan Shaqirit. Logjikisht, fanella e numrit të ri 10 të Baselit është shumë e shitur. Klubi nuk ka dhënë shifra të sakta, por rreth 4500 fanella të Shaqirit janë shitur tashmë.

“Kjo është e jashtëzakonshme dhe nuk është parë më herët”, ka thënë drejtori për media i klubit, Simon Walter.

Lojtari i fundit që solli interesim të ngjashëm për fanella ishte Alex Frei, kur u kthye te Baseli nga Borussia Dortmundi në vitin 2009.

Por shifrat e shitjes së fanellës  së Shaqirit nuk do të rriten menjëherë. Aktualisht nuk ka kopje në dyçanin e klubit. Dhe qindra kërkesat e bëra online do të procedohen gradualisht.

Sipas Baselit kjo ka të bëj me numrin në fanellë.

“Janë të veçantë për të gjitha fanellat e këtij viti dhe po prodhohen gradualisht. Për fat të keq kjo merr disa javë”, ka thënë Walter.

Te Baseli thonë se tifozët e interesuar për fanellë të Shaqirit duhet të lajmrohen në shitoren online.

Edhe fanella e tretë e Baselit, e prezantuar dy javë më parë, është shitur plotësisht. Vetëm disa me ngjyrë të verdhë dhe të zezë janë në dispozicion në shitoren e tifozëve. Sipas Baselit nuk do të prodhohen të tjera.

Një fanellë  tjetër do të prezantohet në pranverë. Natyrisht edhe ato me mbiemrin “Shaqiri” në shpinë.