Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Provokim i ulët i huliganëve serbë

Bosnjë-Hercegovinë

Në Bosnjë-Hercegovinë vazhdon të ketë zhvillime të pabesueshme, e që lidhen me sportin.

Klubi i famshëm boshnjak, Zhelezniçari, të shtunën fitoi 3:0 ndaj Slogës në Doboj. Doboji është në Republika Srpska, ndërsa banohet kryesisht nga serbët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por para ndeshjes ndodhi një incident i pabesueshëm, shkruan mediumi kroat “Index.hr”.

Tifozët e Zheleniçarit ishin me kohë në afërsi të stadiumit, por nuk kanë mundur të futen brenda. Kjo pasi huliganët serbë të skuadrës vendase e mbuluan, përkatësisht e lyen gjithë tribunën e tifozëve mysafirë me dhjamë derri.

Për këtë arsye tifozët e Zhelezniçarit është dashur të presin në autobus derisa organizatori i ndeshjes, me ndihmën e policisë, e ka pastruar tribunën mysafire.

Gazetarë boshnjakë që ishin në stadium kanë njoftuar se e gjithë tribuna, duke përfshirë ulëset ishte lyer me dhjamë të derrit, duke detyruar organizatorin që ta pastrojë atë.

Provokimin e ulëte bënë tifozët vendas. Pas hyrjes së mysafirëve në stadium ata kanë kënduar “Në mes të Ramazanit, tribuna e lyer...”.

Tifozët mysafirë kanë filluar të hyjnë në stadium në minutën e 20-të, ndërsa kanë nisur të bëjnë tifo prej minutës së 40-të, kur u kompletua i gjithë grupi.

Skandaloze është vlerësuar edhe ndeshja në mes të Sarajevës dhe Rudarit të Prijedorit, po ashtu qytet në Republika Srpska.

Vendimet e arbitrit Antonio Bandiq janë vlerësuar skandaloze. Ai dha dy penallti për mysafirët, njërën prej tyre në minutat shtesë.

Skuadra vendase ka dashur që arbitrit Bandiq t’ia jap çmimin për lojtar të ndeshjes. Arbitri u largua me përcjellje të policisë nga stadiumi.