Futboll

Prishtina prezanton Gjelbrim Taipin

Gjelbrim Taipi

Gjelbrim Taipi është lojtar i ri i Prishtinës. Fituesja e Kupës së Kosovëz në futboll të mërkurën e prezantoi 32-vjeçarin nga Tërnoci.

Mesfushori ofanziv deri më tani ishte te Partizani i Tiranës.

Në Shqipëri luajti edhe te Kukësi, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Zvicër te skuadra si Grasshopper, Wil, Schaffhausen, St. Gallen e Winterthur. Ishte edhe te Shkëndija e Tetovës e në fillim të karrierës te Tërnoci.

Ka dy paraqitje për Kosovën.