Futboll

Prishtina përforcohet me një holandez

Christopher Mamengi

Prishtina është përforcuar me një mbrojtës holandez. Bëhet fjalë për Christopher Mamengi. 24-vjeçari iu bashkua Prishtinës si lojtar i lirë. Ai së fundi ishte pjesë e klubit holandez, Almere City.

Si lojtar është zhvilluar te klubi tjetër i Holandës, Utrecht.

“Jam i gatshëm t’i arrij objektivat të cilat i ka klubi më i madh në Kosovë. Me padurim pres të futem në fushë dhe ta jap maksimumin për tifozët e zjarrtë të klubit ‘Plisat’. Shihemi të dielën”, ka thënë Mamengi për faqen klubit.

Ai më herët ka luajtur për U16, U17, U18 dhe U19 të Holandës. Me ekipin U17 fitoi Evropianin në vitin 2018.